Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj për 40.3 përqind, ndërsa turistët vendor për 0.5 perqind, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në shtator të vitit 2023 është 124 800, nga të cilët 27.9 % janë turistë vendor dhe 72.1 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në shtator të vitit 2023 është 256 831, nga të cilat 34.3 % janë turistë vendor dhe 65.7 % janë turistë të huaj”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Prej 90 031 turistëve të huaj, më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (23 252), Serbia (8 691), Gjermania (5 415), Polonia (4 965), Holanda (3243), etj.

Shumica e turistëve të huaj preferojnë Shkupin dhe vendet me liqene, ndërsa turistët vendor preferojnë vendet me liqene.