Shqipëria sipas shembullit të Rio de Janeiros, instaloi një statujë të Jezu Krishtit

Ashtu sikurse në Rio de Janeiro, edhe në Tropojë të Shqipërisë është ngritur një statujë e Jezus Krishtit, transmeton Portalb.mk.

Statuja është vendosur në një nga pikat e Alpeve Shqiptare, në zonën e Nikaj-Mërturit dhe është realizuar nga artizani vendas Sokol Ndue Progni.

Ajo ngjan me statujën ikonike të Krishtit në Rio, duke e paraqitur atë me krahët e hapur.

Ceremonia e inaugurimit mblodhi përfaqësues të kishës, banorë të zonës si dhe të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.