Shqipëria më 26 maj do të zhvillojë konferencën ndërqeveritare me BE-në

Këshilli i Ambasadorëve të Bashkimit Europian pritet të mblidhet këtë të premte në orën 17:00 në Bruksel, për të shqyrtuar raportin IBAR, transmeton Euronews.

Ky zhvillim vjen një ditë pas miratimit të raportit nga grupi teknik COELA, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e vlerësimit teknik.

Mbledhja e Këshillit të Ambasadorëve konsiderohet një fazë kyçe në ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ndërkohë, më 26 maj pritet të zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare, e cila shihet si një tjetër moment i rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit.