Shqipëria dekretoi Denion Meidanin si ambasador të ri në Maqedoninë e Veriut

Shqipëria do të ketë ambasador të ri në Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar Denion Meidanin si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në RMV, transmeton Portalb.mk.

Në dekretin e nënshkruar nga Begaj ku lirohet nga detyra ambasadori paraprak thuhet: “Zoti Denion Meidani emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezident. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.

“Jam tërësisht i angazhuar të përfaqësoj besimin që më është treguar, i vendosur të forcoj lidhjet mes vendeve tona me përkushtim të palëkundur, integritet dhe një angazhim të thellë ndaj qëllimeve tona të përbashkëta”, shkroi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Denion Meidani.

Ambasadori paraprak i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut ishte Fatos Reka, , i cili mbante edhe rolin e dekanit.