Shqipëri, arrest me burg për Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar sot nga BKH dhe SPAK, pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës.
Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Masa për të është caktuar nga gjyqtari Erjon Bani
Ndërkohë, masa arrest shtëpie është caktuar për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxës. Ndërsa në detyrim paraqitje janë vendosur Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.