Shpikja e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut me ndihmën e BE-së do të përdoret në një zinxhir të hoteleve në Bregun e Fildisht
Maqedonia është rreth 4,500 kilometra larg Bregut të Fildishtë, por për kompaninë Simple Mobile Solutions me seli në Manastire, kjo nuk ishte pengesë që inovacioni i saj të arrinte në Afrikën Perëndimore. Sistemi i sigurisë për bravat digjitale në hotele dhe objekte të tjera “Orion 3”, i krijuar nga Nikola Kovaçevski, së shpejti do të instalohet në një kompleks turistik me rreth 200 vila në bregdetin e Oqeanit Atlantik, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.
“Orion 3” është një sistem inteligjent që kombinon kontrollin e aksesit, menaxhimin e rezervimeve të hoteleve, çelësat digjitalë dhe automatizimin e operacioneve të hoteleve. Është menduar për hotele dhe komplekse apartamentesh të vogla dhe të mesme.
Ideja për sistemin u zhvillua në vitin 2019 në kuadër të “Sivus Accelerator”. Në vitin 2021, me një grant prej 3,000 eurosh nga programi i përshpejtimit të Fondacionit PREDA Plus, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, ekipi ndërtoi harduerin dhe finalizoi prototipin, ndërsa softueri ishte tashmë i zhvilluar.
Platforma lejon që dyert e hotelit të hapen me një çelës digjital që mysafiri e merr me e-mail menjëherë pas një rezervimi të konfirmuar.