Shoqata e Artistëve Figurativ të qytetit të Tetovës të hënën me ekspozitë kolektive reviale “Salloni Pranveror 2023”

Shoqata e Artistëve Figurativ të qytetit të Tetovës të hënën do të bëjë hapjen solemne të ekspozitës kolektive reviale “Salloni Pranveror 2023”, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Shoqata e Artistëve Figurativ të qytetit të Tetovës, 56 artist/e të artit pamorë para publikut do të ekspozojnë 56 vepra arti nga drejtimet e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafikë dhe fotografisë.

Ekspozita do të hapet në I.N. Qendra e Kulturës në Tetovë me fillim në ora 19:00.