Shkodra Elektronike me ‘Zjerm’ do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025
Shkodra Elektronike me këngën ‘Zjerm‘ kanë fituar edicionin e 63 të Festivalit të Këngës (FIK) në Radio Televizionin Shqiptar. Kjo fitore u ka siguruar atyre biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2025, shkruan Portalb.mk.
Në vend të dytë doli Elvana Gjata me këngën ‘Karnaval‘, kurse në vend të tretë Alis me këngën ‘Mjegull‘.
Natën finale u interpretuan 15 këngë.
Fituesi u përzgjodh në kombinim nga tre lloje të votave: juria profesionale e festivalit, sms votat e publikut të Shqipërisë dhe votat e diasporës.
Çmimi i kritikës shkoi për Shkodrën Elektronike me këngën ‘Zjerm‘, kurse çmimi për tekstin më të mirë shkoi për Vesa Smolicën me këngën ‘Lutem‘.
Historia u përsërit për për Elvana Gjatën, ajo u radhit e dyta edhe në edicionin e 58 të Festivalit të Këngës në vitin 2019 me këngën ‘Me Tana’.
Vitin e kaluar Shqipëria në Eurovizion u përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën ‘Titan’.
Shqipëria më së larti në Eurovizion është radhitur në vendin e pestë, në vitin 2012 kur u përfaqësua nga Rona Nishliu me këngën ‘Suus’
Festivali Evropian i Këngës ‘Eurovizion’ 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës pasi Nemo me këngën “The Code” i sollën fitoren këtij shteti në vitin 2024.
Maqedonia e Veriut për të tretim vit me radhë nuk do të merr pjesë në Eurovizion.