Shfaqje e dyfishtë e baletit “Ana Karenina” në Shkup

Vepra “Ana Karenina” do të shfaqjet në formën e baletit në dy akte me muzikë të përzgjedhur nga rusi Petar Iliç Çajkovski më 23 dhe 26 qershor 2023 me fillim në orën 20:00 në Operën dhe Baletin Nacional të RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Nëpërmjet përzgjedhjeve moderne koreografike të shkrira me baletin klasik të Leo Mujiqit nga Kroacia, skenografia minimaliste, por efektive, kostumet e  Aleksandër Noshpelit, do të shfaqin një pamje interesante vizuale, dinamike dhe e mbushur me pasion baleti të romanit të njohur “Ana Karenina” të shkrimtarit të madh rus Tolstoj.

Më tepër se dy orë, artistët e baletit të Operës dhe Baletit Nacional me kërcimin e tyre do të përçojnë te publiku emocionet që e karakterizojnë këtë vepër: dashuri, pasion, urrejtje, hidhërim, mllef, xhelozi, vuajtje, dhimbje prindërore.

Në rolet kryesore: Mimi Pop Aleksova Atanasovska, Marija Kiçevska Shokarovska , Boban Kovaçevski (Ballazh Lloçei, Hungari), Giljerme Allvez (Portugali).

Marrin pjesë solistë të mirënjohur, solistë dhe tërë ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional.