Seri tërmetesh në Kroaci, më i forti ishte 4.2 shkallë Rihter

Së paku shtatë tërmete kanë goditur Kroacinë mbrëmë, njoftoi Instituti Sizmologjik i Serbisë. Tërmeti i parë me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë mbrëmë në orën 22:39, pasuar nga të paktën gjashtë tërmete të tjera, transmeton Portalb.mk.

Tërmeti i radhës ishte me magnitudë 2.5 të shkallës Rihter dhe u regjistrua në orën 05:14.

Më pas pasuan një seri tërmetesh – 2.2 të shkallës Rihter në 5:21 të mëngjesit, dhe më pas tërmeti më i fortë prej 4.2 të shkallës Rihter u regjistrua vetëm 12 minuta më vonë – në 5:33 të mëngjesit.

Pas kësaj, Kroacia u trondit të paktën edhe tre herë të tjera, me tërmete me magnitudë 2.5 ballë, 2.4 ballë dhe 2.3 ballë të shkallës Rihter, të cilët u regjistruan në orën 06:07.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale.