Serbia ngriti ekip kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Vuçiç: Duhet të veprojmë, por shanset për bllokim i kemi të vogla. 

Në një seancë të jashtëzakonshme të qeverisë serbe presidenti Vuçiç ka pranuar faktin se shanset për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës janë minimale, raporton Klan.

Kjo çështje do të diskutohet në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 16 prill ndaj Vuçiç në një tentativë të tij të fundit për ta bllokuar Kosovën ka kërkuar nga qeveria serbe që formojnë një ekip për që do të lobojë mes shteteve anëtare të kësaj organizate.

VuçiçUnë kërkoj që urgjentisht të formoni një ekip, i cili do të merret me këtë çështje dhe do të fillojë të luftojë në rrugë diplomatike kundër Kosovës. Shanset tona janë të vogla, minimale, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ngremë duart lart, të ankohemi e të qajmë. Edhe unë do të jem gati, nëse do të jetë e nevojshme, të shkoj personalisht ne Straburg të kaloj shtatë ditë atje dhe të luftoj për vendin tonë dhe interesat e popullit tonë në tërësi.

Vuçiç paralajmëroi pjesëmarrjen në seancën e OKB-së për Kosovën më 22 prill. Sipas tij raporti UNMIK-ut, është shumë i keq, sepse nuk pasqyron situatën aktuale në terren pasi Kurti po vazhdon agresionin ndaj popullit serb, veçanërisht në veri.