Sa mbeturina krijon një qytetar i Maqedonisë së Veriut?
Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar u regjistrua rritje e sasisë së mbeturinave të grumbulluara komunale, krahasuar me vitin paraprak. Pjesa më e madhe e mbeturinave janë mbeturina të përziera (86.5 përqind), transmeton Portalb.mk.
“Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuara në vitin 2025 është 755 789 ton. Sasia vjetore e mbeturinave komunale të krijuara për kokë banori në vitin 2025 është 417 kg, që është për 4.8% më pak krahasuar me vitin paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Më së shumti sasi të mbeturinave të grumbulluara vijnë nga ekonomitë familjare (84 %), ndërsa sasitë tjera janë mbeturina komerciale. Pjesa më e madhe e mbeturinave (99.8 %) gjuhen nëpër deponi.
“Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 639 668 ton. Krahasuar me vitin 2024, sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2025 ka shënuar rritje prej 0.3%. Rritja është si rezultat i rritjes së numrit të vendbanimeve të përfshira në sistemin kolektiv të grumbullimit të mbeturinave”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Vetëm 1 879 tonë e mbeturinave të grumbulluara janë metal, 15 500 tonë janë plastikë, ndërsa letër 10 217 tonë.