Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut, në njërin repart arriti 106 përqind

Në Maqedoninë e Veriut në muajin korrik u regjistrua rritje e qarkullimit në industri për 13.8 përqind, ashtu që në tregun vendor ka rritje për 3.4 përqind, ndërsa në atë të huaj 17.4 përqind, raporton Portalb.mk.

“Qarkullimit në industri, totali gjatë muajit korrik vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2.6%, Prodhimet kapitale për 36.4%, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 7.2% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 2.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti rritje ka pasur në repartin e prodhimit të produkteve ushqimore (12.2 %), pajisjeve elektrike (8.1 %) dhe prodhimi i automjeteve (106 %).

Në periudhën janar – korrik të këtij viti ka pasur rritje për 8.1 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.