Rritje e prodhimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut
Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistrua rritje e prodhimi, ashtu që në njërin sektor kjo rritje arriti deri 22.6 përqind, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit prill të vitit 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje nga 4.3%, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 6.8%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 22.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Te reparti i prodhimit të produkteve të duhanit kemi rritje për 66.4 përqind, ndërsa ulje më të madhe kemi te prodhimi i lëkurës për 24.3 përqind.