RMV, sot është shpallur afat shtesë për aplikim për shujta studentore, i hapur deri më 16 nëntor
Për studentët që kanë humbur afatin e aplikimit për ushtrimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar për studentë (nga 1 deri më 5 nëntor), Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron afat shtesë aplikimi – nga sot deri më 16 nëntor 2025, transmeton Portalb.mk.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se kandidatët duhet të aplikojnë elektronikisht në e-uslugi.mon.gov.mk dhe kur të aplikojnë, të plotësojnë formularët Kërkesë për fitim të së drejtës për ushqim të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të futura në Kërkesën për fitim të së drejtës për ushqim të subvencionuar për studentë, të cilat do t’i nënshkruajnë dhe do t’ia bashkëngjisin aplikimit elektronik.
“Të gjithë studentët që kanë ushtruar të drejtën për shujtë të studentëve do të fillojnë t’i marrin mjetet në muajin pasues pas përfundimit të muajit në të cilin kanë aplikuar për të drejtën për ushqim të studentëve. Për të gjitha pyetjet që lidhen me regjistrimin e përfituesve për ushqim të subvencionuar për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ofruar mbështetje përmes Sektorit për standardet e nxënësve dhe studentëve, në kontaktin [email protected]”, thuhet në njoftimin e MASH-it.