RMV, rivotim dhe u shkarkuan këshillat zgjedhor në vendvotimet 1470/1, 1470, 1194, 1202, 1844, 1272 dhe 2101

Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve sot njëzëri e miratoi propozimin që të përsëritet votimi në Njësinë e pestë zgjedhorе në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën e Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit, si dhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës. Votimi do të mbahet të mërkurën e ardhshme, gjegjësisht më 22 maj të vitit 2024, njofton Portalb.mk.

KSHZ-aj në seancë i shkarkoi edhe kryetarët e këshillave zgjedhor, anëtarët dhe zëvendëskryetarët e tyre në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën e Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit dhe 2101 në Komunën e Zhelinës.

Duke pasur parasysh se afatet janë të shkurtra për zgjedhje të këshillave të rinj zgjedhor, që të jetë në rregull rivotimi, komisionet zgjedhore komunale (KZK) do të duhet të angazhojnë disa këshillat tashmë ekzistues, ose nga vendvotimet më të afërta votuese ose persona të tjerë, dhe këtë do të duhet të dorëzojnë njoftim deri te KSHZ-ja.

Fushata për votimin e përsëritur do të zgjasë deri të hënën, më 20 maj deri në ora 00:00. Madje, do të vlejnë të njëjtat lista për personat e sëmurë dhe të plogësht, nuk do të ketë nevojë që të paraqiten të rinj.

Sipas KSHZ-së, ka mundësi për ndryshime dhe propoyime për përfaqësues të autorizuar të kandidatëve. Kjo vlen edhe për anëtarët e këshillave zgjedhor të cilët janë propozuar nga partitë politike.

KSHZ-ja i kumtoi mandatet e fituara për deputetë në përbërjen e re parlamentare në katër njësitë zgjedhore në të cilët nuk do të ketë rivotim.

Në NJZ 1, Koalicioni “Maqedonia Jote” e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 80.963 vota dhe tetë mandate, Koalicioni “Fronti Evropian” 20.586 dhe dy mandate, Koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane” – LSDM ka 27.164 vota dhe tre mandate, Levica ka fituar 20.989 dhe dy mandate, Koalicioni “Vlen” 21.627 vota dhe dy mandate, Koalicioni “Fronti Evropian” 20.586 dhe dy mandate, ndërsa Lëvizja ZNAM 11.944 vota dhe një mandat.

Në NJZ 2, Koalicioni “Maqedonia Jote ” e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 66.422 vota dhe 10 mandate, Koalicioni “Fronti Evropian” 60.625 dhe katër mandate, Koalicioni “Vlen” 25.864 vota dhe tre mandate, Koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane” – LSDM ka 18.631 dhe dy mandate, Lëvizja ZNAM 16.264 vota dhe dy mandate dhe Levica 10.654 vota dhe një mandat.

Në NJZ 3, Koalicioni “Maqedonia Jote” e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 96.545 dhe 14 mandate, Koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane” 33.601 vota dhe 4 mandate, Levica 13.404 vota dhe një mandat dhe ZNAM 9.426 vota dhe një mandat.

Në NJZ 4, Koalicioni “Maqedonia Jote” e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 96.551 dhe 13 mandate, Koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane” 341.965 vota dhe pesë mandate, Levica 12.428 dhe një mandat dhe ZNAM – 8.416 vota dhe një mandat.

Gjykata Administrative mbrëmë i refuzoi si të pabaza të gjithë shtatë paditë nga “Fronti Evropian” kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotim në zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituuohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.