RMV, procedurë disiplinore për dy policë të cilët rrejshëm pohuan se automjeti “Porsche” është zyrtar
Nga ana e Departamentit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB janë bërë kontrolle pas publikimit të një video incizimi në rrjetin social Fejsbuk më 4 prill 2025. Në video shihet se si një grup qytetarësh kërkojnë nga një polic i cili operon me automjetin special “karrotreci” për ta larguar automjetin “Porsche Cayenne” më targa të Shkupit, pasi është parkuar në një shteg biçikletash, raporton MIA.