RMV, për tre muaj – shtatë fëmijë të sëmurë nga tuberkulozi, më i vogli njëvjeçar

Po rritet numri i të sëmurëve nga tuberkulozi. Me rastin e Ditës botërore të tuberkulozit – 24 Marsi, nga Klinika universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët në Kozle për Meta.mk thonë se ka trend të rritjes së të sëmurëve. Në këtë Klinikë gjendet reparti i vetëm në shtet ku diagnostikohet tuberkulozi, njofton Portalb.mk.

Doc.dr. Katerina Boshkovska, pediatre dhe pulmologe nga kjo Klinikë thotë se në vitin 2020 ka pasur 12 raste të evidentuara, në vitin 2021 – 5, në vitin 2022 nëntë fëmijë kanë qenë të sëmurë nga kjo sëmundje, ndërsa në vitin 2023 është evidentuar shifër më e lartë prej madje 20 fëmijë të sëmurë.

“Në vitin 2024, gjegjësisht për këto tre muaj të vitit kalendarik, kemi 7 raste. Në të kaluarën, në mesatare kemi pasur nga 10 raste në vit. Maqedonia bën pjesë në vendet me shkallë të ulët të rasteve me tuberkulozin, por në post-kovid vitet, dolën në pah të gjithë sëmundjet, për shkak se gjatë pandemisë nuk diagnostikoheshin mjaftueshëm”, thotë dr. Boshkovska.

Sëmundja tek fëmijët mjekohet me terapi anituberkuloz, ndërsa mjekimi zgjat gjashtë muaj. Në muajt e parë, kur sëmundja është në fazën fillestare, pranohen 3 ose katër ilaçe, ndërsa edhe katër muaj mjekohet me dy ilaçe.

“Pacienti më i vogël i cili për momentin është i hospitalizuar tek ne është një vjeç. Përndryshe, simptomat përfshijnë temperaturë të lartë trupore, djersitje gjatë natës, dobësim. Fëmijët qëndrojnë tek ne në spital më së shumti deri në një muaj, ndërsa pastaj mjekimi vazhdon në shtëpi, ndërsa terapia është tabletare”, informoi mjekja.

Vaksina BSZH  mbron nga sëmundja

Siç shpjegon dr.Boshkovska, ekziston vaksina BSZH e cila u jepet të posalindurve që në maternitete dhe tani për tani është e mirë përfshirja me vaksinim.

“Ka nëna të cilat kërkojnë që foshnja të mos e marrë vaksinën pas lindjes, por megjithatë kjo nuk është aq e theksuar siç është rasti tek vaksinat e tjera. Nga viti 2015 janë hequr revaksinat për tuberkuloz. Megjithatë, rekomandimi ynë është që të kthehet të paktën doza e parë në klasë të dytë, por kjo tani për tani nuk është miratuar si vendim”, thotë dr.Boshkovska.

Meqë ka fëmijë të sëmurë nga tuberkulozi, kjo do të thotë se ka edhe të rritur, për shkak se të rriturit e bartin sëmundjen tek fëmijët. Sëmundja diagnostikohet përmes analizave të rentgenit, imunologjike dhe mikrobiologjike.

“Nëse në familje ka person të rritur të sëmurë, ndërsa në të njëjtën familje ka edhe fëmijë, duhet t’i drejtojnë tek ne që në kohë të mos të zbulohen kontaktet. Është mirë që të dinë të rriturit se kjo është sëmundje e cila mjekohet, kjo nuk duhet të jetë temë tabu, kjo është sëmundje edhe nuk transmetohet lehtë”, apelon mjekja.

Midis të rriturve të sëmurë donimojnë më të aftit për punë

Nga gjithsej 160 raste të paraqitura për vitin 2023, 97,5 përqind kanë lindur në vendin tonë, 111 (69,4 përqind) janë të gjinisë mashkullore, 49 (30,6 përqind) janë të gjinisë femërore. Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, 20 janë fëmijë (grupmoshat nga 0-14 vjeç). Në shifrat dominon grupmosha e personave të aftë për punë.

Dr. Sead Zejnel, drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit, përkujton se pa dallim të karakteristikave socio-demokrafike, secili mund të sëmuret nga tuberkulozi.

“Megjithatë, grupe të caktuara të personave janë me rrezik të lartë të sëmuren nga e njëjta, ndërsa ata janë: persona të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me një të sëmurë nga tuberkulozi (anëtarë të familjes, posaçërisht fëmijët nën moshën pesëvjeçare), personat të cilët jetojnë me HIV, personat të cilët jetojnë në kolektive të mbyllura (strehimore për emigrantët dhe të pastrehët, burgjet, repartet psikiatrike), personat të cilët jetojnë me mjete materiale nën kufirin e varfërisë, të sëmurët kronik me imunitet të zvogëluar (të sëmurë me diabet, të sëmurë me terapi imunosupresive, të sëmurë nga sëmundjet malinje)”, thotë dr.Zejnel.

Të burgosurit nën rrezik të posaçëm

Në vendin tonë, shton dr.Zejnel, sipas analizës së situatës dhe përcaktimit të prioriteteve të këtij problemi shëndetësor, si grupe të rrezikuara nën numër një janë idenfitikuar ato popullata në institucionet e mbyllura ku kemi qëndrim më të gjatë në hapësirë të mbyllur, siç janë institucionet ndëshkuese-përmirësuese (burgjet) dhe spitalet psikiatrike.

“Për shkak të më shumë faktorëve konstribues direkt dhe indirekt, të njëjti llogariten si vatra potenciale të tuberkulozit me mundësi për përhapje edhe në popullatën e përgjithshme për çfarë arsye të gjithë intervenimet e tona të zbulimit aktiv të rasteve janë të orientuara drejt këtyre grupeve të rrezikshme, me skriningje të rregullta vjetore, analiza plotësuese, si dhe kontakt të afërt me institucionet përkatëse për shkak të përmirësimit të vazhdueshëm të aktiviteteve tona të përbashkëta. Më tej, si pjesë e zbulimit aktiv të rasteve, çdoherë qëndrojmë në dispozicion të kryejmë skrining me radiofografim me ndihmën e klinikës tonë mobile (fluorobus) në strehimoret për të pastrehët, si dhe aksione sporadike në terren në strehimoret për emigrantë dhe refugjatë, ku çdoherë jemi të qasës në thirrjet nga organizatat internacionale të cilët kujdesen për këtë, gjithashtu popullatë vullnerabile”, shpjegon drejtori.

Nevoja për veprim kundër sëmundjes është e madhe

Që sërish të mund të vendoset kontroll ndaj tuberkulozit si para pandemisë, nevojiten përpjekje të intensifikuara me më shumë financa dhe qasje multisektoriale e cila i adreson të gjithë determinatat e tuberkulozit, siç janë varfëria, kequshqyerja, infeksioni HIV, pirja e duhanit dhe diabeti.

Nevoja për veprim është edhe më e madhe pikërisht për shkak të krizës ekonomike botërore, për shkak të së cilës po përkqësohen determinantat më të zgjeruara të tuberkulozit, siç janë të ardhurat shtëpiake dhe kequshqyerja. Njerëzit me kequshqyerje janë 3 herë më të të ekspozuar ndaj rrezikut.

“Fushatat për promovim të shëndetit, ngritjes së vetëdijes së qytetarëve të tuberkulozin janë intervenime të cilët kanë treguar rezultate të konsiderueshme, si në parandalimin e sëmundjes, ashtu edhe në luftën kundër stigmës, e cila njëherit është edhe një nga sfidat të cilat i vështirësojnë përpjekjet tona. Në mënjanimin e stigmës, ne si punonjës shëndetësor duhet të kemi rol kryesor, ku në diskursin tonë publik dhe shkencor nevojitet të kultivojmë gjuhë e cila i respekton dinjitetin e të sëmurëve nga tuberkulozi”, konsideron dr.Zejnel.

Nga viti 2007 deri në vitin 2019 kemi pasur rënie të vazhdueshme të numrit të të sëmurëve

Nga viti 2007 deri në vitin 2019, Maqedonia e Veriut ka pasur rënie të vazhdueshme të numrit të personave të sapoinfektuar me tuberkuloz. Nga viti 2019, vendi bën pjesë në grupin e vendeve me incidencë të ulët, të cilët kanë më pak se 10 raste në 100.000 banorë.

“Megjithatë, progresi për dhënie fund të tuberkulozit i arritur në korniza botërore si edhe tek ne në masë të madhe u kompromitua nga ana e pandemisë kovid. Në vitin 2019 kishim 199 raste të reja, tani në vitin e parë të pandemisë (viti 2020) kishim 148, pastaj në vitin 2021 janë paraqitur 146, në vitin 2022 ishin paraqitur 144 dhe vitin e kaluar 2023 kishte të paraqitur 160 raste”, informoi dr.Zejnel.

Kjo rënie e shifrave të rasteve të zbuluara të reja në vitet e pandemisë së kovid-19 është e dukshme dhe efekt i vetë pandemisë kovid-19, e cila mund të interpretohet si çregullim të kontrollit të tuberkulozit dhe rritje të hendekut midis të sëmurëve të regjistruar dhe numrit real.

“Këto shifra korrespondojnë edhe me statistikat botërore, ku në kalimin nga viti 2019 deri në vitin 2020, numri i të sëmurëve të regjistruar është zvogëluar për 25 përqind. Numri i përgjithshëm i rasteve të reja për vitin 2023 është më i ulët nga viti 2019, ndërsa rritje të vogël prej tre viteve të pandemisë (2020-2022) që do të thotë se hendeku midis rasteve të paraqitura dhe numrit real po ngushtohet, që është qëllim i përpjekjeve tona në luftën kundër tuberkulozit”, thotë dr.Zejnel.

Kollë, djersitje gjatë natës, lodhje…

Tuberkulozi është shkaktuar nga bakteria (Mycobacterium tuberculosis) dhe më së shpeshti i godet mushkëritë e bardha. Ajo përhapet përmes ajrit kur njerëzit me tuberkulo të mushkrëve kolliten, teshtijnë ose ërshtyjnë. Një person duhet të marrë frymë për t’u infektuar.

Simptomat janë kollitje e vazhdueshme e cila zgjat më shumë se tre javë (është e mundur të përshtyjë edhe gjak), humbje të peshës, djersitje gjatë natës, temperatura të lartë (ethe), lodhje, humbjet të apetitit.

Sipas evidencës së fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit 10 milionë persona në botë sëmuren nga tuberkulozi (TB). Edhe krahas asaj që është sëmundje që mund të parandalohet dhe mund të mjekohet, 1,5 milionë njerëz vdesin nga TB çdo vit, që e bën “vrasës” infektues.

Shumica e njerëzve të cilët infektohen me këtë sëmundje jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, edhe pse është e pranishme kudo nëpër botë. Rreth gjysma e të gjithë njerëzve me tuberkuloz mund të gjenden në tetë vende: Bangladesh, Kinë, Indi, Indonezi, Nigeri, pakistan, Filipinet dhe Amerikën Jugore.

Vlerësohet se rreth një e katërta e popullatës globale ka qenë e infektuar me bakterien e sëmundjes, por shumica e njerëzve nuk vazhdojnë të zhvillojnë tuberkuloz, ndërsa disa do ta pastrojnë infeksionin. Ata të cilët janë të infektuar por (ende) nuk janë të sëmurë nga sëmundja, nuk munden ta transmetojnë. Personat me sistem të kompromituar imunologjik, siç janë personat të cilët jetojnë me HIV, të kequshqyerit ose diabet, ose madje, personat të cilët përdorin duhan, janë në rrezik më të madh që të sëmuren.