RMV, paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Stajkovcë

Prokurorи publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar se ka kryer vepra penale “vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

Siç informoi sot Prokuroria Publike, kundër personit filloi procedurë hetuese pasi më 14 maj të vitit 2024, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në shtëpinë familjare në Stajkovcë, ai qëllimisht i privoi nga jeta vëllain dhe kunatën e tij.

I dyshuari, siç thuhet në kumtesë, fillimisht e ka sulmuar kunatën, duke e goditur disa herë në kokë me shufër metalike, ndërsa pastaj e ka takuar edhe vëllain të cilit gjithashtu i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

“Pas ngjarjes, i dyshuari është hospitalizuar. Për shkak se me përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore ekziston rreziku që ai të arratiset, prokurori publik vlerësoi se masa paraburgim është e domosdoshme për zhvillim të pandërprerë të hetimit, madje deri te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi propozim për caktim të një mase të tillë”, thuhet në kumtesën nga Prokuroria Publike.

Policia e Maqedonisë së Veriut pati raportuar se viktimë është 64 vjeçari V.K. dhe 57 vjeçarja S.K., ndërsa i dyshuari për vrasje është 67 vjeçari L.K.