RMV, nxënësit e klasave të pesta do të përfshihen në testimin shtetëror

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar që gjatë vitit shkollor 2023/24 do të realizohet testimit shtetëror te nxënësit e klasave te pesta, transmeton Portalb.mk.

“Testimi, i cili ka për qëllim përfundimtar monitorimin e përparimit të nxënësve tanë në arsimin fillor dhe përmirësimin e rezultateve e të mësuarit të nxënësve në nivel kombëtar dhe në testime ndërkombëtare, për herë të parë u realizua në vitin 2022, kur u kontrolluan njohuritë e nxënësve të klasave të treta për gjuhën amtare dhe matematikën, ndërsa këtë vit do të përfshihen nxënësit e klasës së pesta”, raporton Ministria.

Ministria vlerësoi që testimi shtetëror i nxënësve është një mjet i ri i cili do të ndihmojë në krijimin e politikave cilësore arsimore, pasi përmes saj sigurohen të dhëna të dobishme për institucionet.

“Testimi është realizuar  në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet ligjore. Baza e procesit është i menduar mirë dhe modeli duhet të vazhdojë të zhvillohet. Për Qendrën Shtetërore të Provimeve, e cila si institucion bartës për zbatim, do të ofrohet mbështetje e plotë teknike për avancimin dhe zbatimin e testimit, njëkohësisht janë paraparë edhe trajnime të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve institucionale”, raportoi vlerësoi Ministria.

Ndryshe, më 4 dhe 5 tetor të vitit të kaluar, disa nxënës të shkollave fillore kanë mbajtur testin shtetëror. Në Maqedoni filloi të realizohet testimi shtetëror gjithëpërfshirës, që sistematikisht do të ndjek të arriturat e nxënësve, përmes së cilës do të kuptohet nxënësit sa e kanë përvetësuar programin mësimor dhe në cilat pjesë nxënësit kanë më shumë pengesa.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Provime, Biljana Mihajlovska sqaroi që nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të jenë të qetë, pasi rezultatet nuk do të nxitin dënimin e mësimdhënësve apo uljen e suksesit të nxënësit.