Filloristët e RMV-së në testin shtetëror, nuk ndikon në nota, por tregon çka kanë mësuar nxënësit

Më 4 dhe 5 tetor, nxënësit e shkollave fillore kanë mbajtur testin shtetëror. Në Maqedoni filloi të realizohet testimi shtetëror gjithëpërfshirës, që sistematikisht do të ndjek të arriturat e nxënësve, përmes së cilës do të kuptohet nxënësit sa e kanë përvetësuar programin mësimor dhe në cilat pjesë nxënësit kanë më shumë pengesa, raportoi Portalb.mk.

Testit shtetëror i janë nënshtruar 2 600 nxënës në gjuhën amtare dhe 1 200 në matematikë, në 90 shkolla fillore të shtetit.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Provime, Biljana Mihajlovska për Meta.mk sqaroi që nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të jenë të qetë, pasi rezultatet nuk do të nxitin dënimin e mësimdhënësve apo uljen e suksesit të nxënësit.

Ajo theksoi që planifikohet që të testohen nxënësit e klasës së tretë, pestë dhe nëntë.

“Vëzhgojmë çka është mirë dhe çka më pak mirë. Kur të kuptojmë çka është më pak mirë, aty mund të veprojmë. Ata raporte do t’i duhen Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, kolegëve tanë që punojnë në libra dhe programe mësimore, që të bëjnë materiale më të mira, t’i përmirësojnë kushtet në shkolla që nxënësit të mund të kenë të arritura më të larta”, deklaroi Mihajllovska.