RMV, një granatë me peshë gati 14 kg sigurt është larguar nga bregu i Liqenit të Dojranit
Në mënyrë të sigurt është larguar një granatë artilerike e pashpërthyer në bregun e Liqenit të Dojranit, informoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), njofton Portalb.mk.
Granatën e ka hequr Zoran Pejev, piroteknik në DMSH.
“Bëhet fjalë për granatë artilerike me kalibër 100 milimetra, me peshë 13,6 kilogramë, e cila është gjetur në plazhin e bregut të Liqenit të Dojranit”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë.
Sipas informatave nga DMSH-ja, granata daton që nga Lufta e Parë Botërore dhe ishte menduar për një obus “M14”.
Nga atje thonë se municione të tilla të pashpërthyera gjenden më shpesh në rajonet e Dojranit, Gjevgjelisë, Manastirit dhe Ohrit.