RMV, nga sot me kategorinë B mund të drejtohet motoçikletë deri në 125 cm³
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga sot, me kategorinë B mund të drejtohet motoçikletë deri në 125 cm³, por vetëm pasi është dhënë më parë trajnimi teorik i detyrueshëm katërorësh. Nga ministria njoftuan se, është miratuar një Rregullore e re me të cilën rregullohet trajnimi teorik i detyrueshëm katërorësh për drejtimin e motoçikletës deri në 125 cm³ (kategoria “A1” me ndërrues automatik, deri në 11 kW), transmeton Portalb.mk.
“Theksojmë se nuk lejohet drejtimi i motoçikletës deri në 125 cm³ pa e përfunduar trajnimin teorik dhe pa siguruar vërtetim nga autoshkolla. Trajnimi zgjat katër orë dhe përfshin tema kyçe për sigurinë: pajisjet mbrojtëse, kontrollin dhe stabilitetin e motoçikletës, transportin e bashkudhëtarit dhe përballimin e rreziqeve në rrugë:, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB më tej shtuan se, pas përfundimit të orëve, autoshkolla lëshon një vërtetim zyrtar (formular në format A5) dhe e njofton MPB-në, ku do të mbahet evidencë për të gjitha vërtetimet e lëshuara në bazë të të dhënave të marra drejtpërdrejt nga autoshkollat.