RMV, në rrjedhë është thirrja e re për aplikime për vakte të subvencionuara të studentëve

Në rrjedhë është thirrja e re për ushtrimin e të drejtës së vaktit të subvencionuar për ata studentë që në thirrjet e mëparshme nuk e kanë realizuar të njëjtën. Aplikimi zgjat deri nesër – 5 nëntor, transmeton Portalb.mk.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk dhe mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të universiteteve të institucioneve të arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përveç kësaj, aplikantët duhet të plotësojnë edhe kushtet e mëposhtme:

  • të mos jetë në punë të rregullt;
  • të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe
  • të mos kenë të ardhura mujore në asnjë bazë më të larta se paga minimale neto në vitin aktual

Me rastin e paraqitjes së aplikacionit, studentët duhet t’i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkrua, Aplikim për fitimin e të drejtës për racion studentor të subvencionuar dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të futura në aplikacionin për fitimin e të drejtës për racion studentor të subvencionuar.

MASh jep sipas detyrës zyrtare të gjitha provat e tjera të plotësimit të kushteve, dhe të cilat posedojnë Ministria e Brendshme, Agjencia për punësim e RMV-së, DAP-i dhe shërbimet studentore të fakulteteve.

Çdo aplikant i cili ka nevojë për mbështetje të menjëhershme kur aplikon për të drejtën e ushqimit të subvencionuar studentor mund të kontaktojë Departamentin për nxënës dhe standarde studentore përmes kontaktit në vijim: [email protected] ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë në godina e ministrisë.

Çdo muaj, nga data 1 deri më 5 të këtij muaji, Ministria e Arsimit do të shpallë thirrje të re për ushtrimin e të drejtës së ushqimit të subvencionuar për të gjithë studentët që nuk e kanë fituar më parë këtë të drejtë.