RMV, në mesnatë ndryshojnë çmimet e derivateve

Benzina Eurosuper BS95 prej sonte në mesnatë do të shitet për dy denarë më shtrenjtë, gjegjësisht do të kushtojë 85 denarë për litër. Kështu vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e derivateve të tjera do të mbeten të njëjta. Eurosuper BS98 do të kushtojë 85,5 denarë për litër, dizeli 76 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë 75 denarë për litër.