RMV, në gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë u shënuan vetëm shtatë gola

Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të javës së XXII-të u zhvilluan sot gjashtë ndeshje, ashtu që dy ndeshje mbaruan pa gola, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja ndërmjet Bregallnicës dhe Shkupit mbaroi pa gola, sikurse edhe ndeshja ndërmjet Akademiaj Brerit dhe Shkëndijës.

Struga arriti të marrë tri pikë nga Makedonija Gj.P. pasi arriti të fiton me rezultat 3-1, ndërsa Voska Sporti dhe Gostivari luajtën baraz, 1-1.

Vardari sot arriti të fiton kundër Rabotniçkit me rezultat 1-0, rezultat me të cilin mbaroi edhe ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Sileksit.

Pas 22 ndeshjeve të zhvilluara, në katër vendet e para në tabelën e Ligës së Parë gjenden katër ekipet shqiptare: Struga me 45 pikë, Shkupi 44, Shkëndija 43 dhe Gostviari 30. Voska Sport gjendet në pozitën e nëntë me 25 pikë.