RMV, ndryshime në çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, EURODIESEL (D-EV) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të ulen për 0,50 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Kështu, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 82,5 denarë, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 84,5 denarë, çmimi me pakicë i EURODIESEL do të jetë 76,5 denarë, dhe çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL -1) sillet në 75 denarë. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS është 44 denarë për kilogram.