RMV, ndryshime në çmimet e derivateve të naftës

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 zvogëlohet për dy denarë për litër, kështu që nga mesnata çmimi do të jetë 74,5 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIESEL (D-E V), vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë.

Çmimi i EUROSUPER BS-98 është 78,5 denarë, një litër EURODIZEL është 69,5 denarë, i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është 68,5 denarë dhe një kilogram mazut kushton 44,7 denarë.