RMV, Ministria e Shëndetësisë pranoi rekomandimet e Inspektoratit Sanitar për kontroll të vërtetimeve të vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ministri Ilir Demiri, pranon rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis). Ministri Demiri, me vendim do të urdhërojë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë apelon për prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e mirë është vaksinimi, ndaj duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksinimi kundër kollës së madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut kryhet me vaksina të kombinuara: Hexaxim (DTaP-IPV-Hib-HepB), Pentaxim (DTaP-IPV-Hib) dhe Tetraxim (DTaP-IPV)2”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Kalendarit të Imunizimit, doza e parë e vaksinës u jepet fëmijëve në moshën dy muajshe, doza e dytë në moshën 4 muajshe dhe doza e tretë në moshën 6 muajshe.

Rivaksinimi i parë kryhet një vit pas përfundimit të vaksinimit parësor, në moshën 18 muajshe. Rivaksinimi i dytë bëhet në klasën e dytë, pra në moshën 7 vjeçare.

Vaksina kundër kollës së madhe në moshën e rekomanduar për foshnjat ul rrezikun e një forme serioze të sëmundjes.

Kujtojmë se më një deklaratë për media dje, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq, ka bërë të ditur se janë 123 persona të infektuar me pertusis, prej të cilëve numri dominues, 109 persona, janë nga Shkupi.

Ai theksoi se ajo që Komisioni vendosi të rekomandojë është që të forcohet mbikëqyrja inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor në territorin e qytetit të Shkupit, në mënyrë që të mund të shihet realisht situata në kopshtet e fëmijëve dhe të jetë më realiste në pasqyrën se si është situata, në kopshtet me fëmijë të vaksinuar dhe të pavaksinuar, a ndiqet vazhdimisht rekomandimi i Komisionit të Sëmundjeve Infektive për të mos pranuar në kopshte fëmijë të pavaksinuar dhe të pavaksinuar.