RMV, Ministria e Shëndetësisë do të analizojë nëse qeset e nikotinës janë të sigurta

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informatën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për bazën ligjore për qeset e nikotinës. Ngarkime, në lidhje me Informatën ka te deri më shumë organe dhe institucione kompetente, ndër të cilat fillimisht për Ministrinë e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria njoftoi se, mjo ministri duhet të përpilojë analizë me të cilën do të përcaktohet nëse qeset e nikotinës janë të sigurta për popullsinë në aspektin shëndetësorë toksikologjik dhe nëse produkti duhet të jetë në shtije të lirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ose gjatë aprovimit eventual në treg duhet të vihet ndalesë për shitje për personat më të ri se 18 vjet.

“Qeveria e obligoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të formojë një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave – Drejtorisë Doganore, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave –Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED), e cila do të duhet të përpilojë një analizë krahasuese të legjislacionit për problemet që lidhen me qeset e nikotinës në BE dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe të bëjë propozime për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve në fushën më të cilën rregullohet siguria shëndetësore, qarkullimi, taksat dhe akcizat për qeset e nikotinës në shtet, e gjitha bazuar në analizën e përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë”, theksuan nga Qeveria.