RMV, më shumë se 1.800 kompani u gjendën në listën e fundit për borxh të DAP-it

Gjithsej 1.815 kompani ishin në listën e borxhlinjve të shtetit për TVSH-në e papaguar, tatimin mbi të ardhurat personale, tatimin mbi fitimin, kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, doganat dhe akcizat, të publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, transmeton Portalb.mk.

Në listën e debitorëve përfshihen kompanitë dhe qytetarët që deri më 31 tetor nuk i kanë shlyer borxhet e tyre me 31 korrik.

Listën e debitorëve më të mëdhenj e kryeson “Okitna Trade” nga Vizbegu, e cila në bazë të TVSH-së i detyrohet 10.6 milionë euro.

E dyta është “SGSM Oil Gas Service”, filial në Shkup, e cila ka mbi 3,5 milionë euro borxh dhe e treta është Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale Gostivar, e cila ka borxh rreth 2,3 milionë euro.

Më pas vjen “Develop group DOO Skopje” me borxh prej pak më shumë se dy milionë euro për TVSH dhe tatimin mbi fitimin.

Ndër borxhlinjtë tjerë më të mëdhenj janë “Mil-Davit SH.P. Shkup”, “Hotel Grand DOO Shkup”, “Abira plus” DOOEL me seli në Kumanovë i ka borxh dy milionë euro, “Spectra Jeotek”, “Black Sea Metal Trading” nga Shkupi dhe Qendra për kulturë nga Tetova, “Iljo Anteski Smok”.

Në listën e debitorëve janë publikuar 1.815 persona juridikë debitorë, ku përfshihen 32 persona juridikë më shumë se ai i mëparshmi dhe 3.683 persona fizik, që është 54 më shumë se lista e mëparshme.

Borxhi total neto i publikuar në listën e DAP-it është 147.4 milionë euro, ndërsa borxhi në krahasim me listën e mëparshme është rritur për rreth 14 milionë euro.

Më 6 nëntor, Drejtoria e të Ardhurave Publike u ka bërë vërejtje atyre kompanive që nuk kanë paguar taksën e solidaritetit, ndërsa nëse edhe pas kësaj nuk kanë kryer pagesën më 24 nëntor, llogaritë e tyre do të bllokohen. Kështu bëri të ditur sot drejtoresha e Administratës së të hyrave publike (DAP), Sanja Llukarevska, në një konferencë për media ku informoi për të dhënat nga deklaratat tatimore të qytetarëve për vitin 2022.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Llukarevska, 150 tatimpagues kanë pasur detyrim të deklaruar për të paguar taksën e solidaritetit. Lukarevska tha se shuma e përgjithshme e mjeteve të paguara deri më sot është 2.210.108.927 denarë.