RMV, me mbështetjen e BE-së u hap departamenti më i madh i mjekësisë ligjore në rajon

Sot u hap objektit i ri për hetime mjeko-ligjore, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me atë rast, kryeministri Kovaçevski mbajti fjalim para të pranishmëve. Ai tha se këta laboratorë të mjekësisë ligjore modern dhe të pajisur mirë do të jenë  mjet i dobishëm për policinë dhe sistemin e drejtësisë në luftën kundër krimit, që do të rezultojë me një hetim më të mirë dhe rritje të veprimit hetimor. Kjo  mundëson që policisë tonë të jetë në hap me procedurat bashkëkohore, praktikat dhe standardet evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Ky koncept i shërbimit të mjekësisë ligjore hap derën që profesionistët tanë të mjekësisë ligjore të marrin pjesë pa probleme në projekte rajonale dhe ndërkombëtare, por është gjithashtu një mundësi për thellimin e bashkëpunimit me shërbimet mjeko-ligjore nga vendet e rajonit dhe  Bashkimit Evropian. Gjithashtu dua të përshëndes angazhimin e të gjithë palëve të interesuara, veçanërisht të Bashkimit Evropian, i cili vazhdimisht investon fonde, njohuri dhe edukim në institucionet shtetërore, për trajtim sa më të përditësuar dhe më të suksesshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Kovaçevski.

Investimi në këtë objekt modern, shtoi ai, i cili është pjesë e programit IPA, kap vlerën mbi 3.5 milionë euro.

“Qytetarët, si shfrytëzues të fundit të shërbimeve të këtyre laboratorëve, do të ndjejnë përfitimin më të madh, duke pasur parasysh se efikasiteti i procesit gjyqësor nuk mund të imagjinohet pa një shërbim të pavarur, neutral, efikas, të trajnuar në kohë dhe në mënyrë profesionale, në përputhje me kërkesat e hetimi dhe në të njëjtën kohë do të përmbushë standardet e një institucioni modern mjeko-ligjor”, tha Kovaçevski.

Në gjithë këto vite, mbështetja financiare e BE-së llogaritet në mbi 3.3 miliardë euro, tha kryeministri, fonde që vendi ynë i ka marrë përmes granteve dhe mbështetjes makrofinanciare, të cilat mundësuan mbështetjen e likuiditetit, përshpejtimin e aktivitetit të biznesit dhe në mënyrë indirekte, rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e papunësisë, rritjen e investimeve të huaja dhe ndërtimin e infrastrukturës më të mirë në vend.