RMV, masa disiplinore ndaj 5 policëve që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka propozuar masa disiplinore ndaj pesë punonjësve policorë pasi kanë vepruar në kundërshtim me rregulloren e punës, transmeton Portalb.mk.

“Propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj nëpunësve policorë  M.T., V.S., N.M., B.Z. dhe G.M. dhe i ka caktuar masën e detyrueshme, nëpunësi policorë M.T. të largohet nga vendi i punës dhe nga Ministria derisa të merret vendim në procedurë disiplinore dhe njëkohësisht  t’i konfiskohet arma dhe municioni”, sqaroi Policia.

I punësuari M.T. dyshohet për “dhunë”, “Ndihmë” dhe “tentative” për veprën penale “Vrasje”, për shkak dyshimeve se më 11 janar pas një përleshjeje ndërmjet R.T. dhe A.M., ky ka shkuar me pistoletë dhe ka kërcënuar A.M. Së bashku me dy tjerë kanë plagosur A.M. dhe Z.M. nga Tetova.

“Gjithashtu u konstatua se gjatë marrjes së masave në lidhje me dy ngjarjet, nëpunësit policorë V.S., N.M., B.Z. dhe G.M. nga SPB Tetovë kanë vepruar në kundërshtim me nenin 7 dhe 8 të Kodit të etikës për sjelljen e të punësuarve në MPB”, njoftoi Ministria duke vlerësuar se ata kanë shkelur rendin e ditës.