Sot janë shpallur konkurset për çmimet shtetërore “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” dhe “Meto Jovanovski”. Konkurset zgjasin nga 1 deri më 31 tetor, njoftoi Ministria e Kulturës, transmeton Portalb.mk.
Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” shpalli konkursin për ndarjen e çmimit shtetëror për vitin 2024.
Çmimi shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” vlerëson arritjet në fushën e publicistikës dhe gazetarisë.
Çmimi shtetëror u jepet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.
Çmimi shtetëror në Kuvendin e RMV-së ndahet më 21 dhjetor, në ditën e lindjes së Mito Haxhi Vasilev-Jasminit.
Iniciativë për ndarjen e çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” mund të paraqesin: institucionet, kompanitë tregtare, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarëve.
Konkursi zgjat nga 1 tetor deri më 31 tetor 2024.
Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” ka shpallur konkursin për çmimin shtetëror për vitin 2024.
Çmimi shtetëror “Meto Jovanovski” jep mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut. Çmimi jepet çdo vit më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Çmimi shtetëror u jepet individëve, shoqatave të qytetarëve, grupeve joformale dhe personave të tjerë juridikë.
Iniciativë për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” mund të paraqesin shoqatat e qytetarëve, qytetarët, shtetas të huaj, si dhe persona të tjerë juridikë në vend dhe jashtë vendit.
Konkursi do të zgjasë nga data 1 tetor deri më 31 tetor 2024.
Konkurset janë të disponueshme në linqet e mëposhtme: