RMV, janë publikuar listat e nxënësve të pranuar në konvikte

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli dje një pjesë të rezultateve të konkursit për vendosjen e nxënësve në konvikte për vitin shkollor 2024-2025, transmeton Portalb.mk.

Listat e nxënësve të pranuar në konviktet ​​”Zdravko Cvetkovski” – Shkup, “Dimitar Vllahov” – Shkup, “Partenija Zografski” – Shkup, “Dr. Pançe Karagjozov” – Shkup, “Mirka Ginova” – Manastir, “Vanço Pitosheski” – Ohër, “Krste Petkov Misirkov” – Kavadar, “Llazar Lazarevski” – Veles dhe “Shën Naum i Ohrit” – Makedonski Brod mund të gjenden në këtë link.

Në asnjë nga konviktet nuk janë plotësuar kapacitetet totale të planifikuara.

Pas publikimit të listave me nxënësit e renditur sipas shtëpive, nxënësit kanë të drejtë të kundërshtojnë brenda tre ditëve. Kundërshtimi i paraqitet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lëvizja e nxënësve të pranuar fillon më 31 gusht.

“Nëse ambientet akomoduese në një konvikt të caktuar mbeten të paplotësuara, regjistrimi elektronik do të jetë aktiv nga data 15.08.2024 për sa kohë ka vende të lira, për të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë në vazhdimësi listat e nxënësve të pranuar sipas konvikteve në ueb-faqen e saj”, thuhet Konkursin për pranimin e nxënësve në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2024/2025.

Në konkurs shtohet se, nëse nuk plotësohen kapacitetet vakante në konviktet e studentëve, konkursi do të mbetet i hapur për plotësimin e vendeve vakante me studentë.