RMV, Inspektorati i Tregut për një javë ka lëshuar 110 urdhërpagesa kundërvajtëse në vlerë prej mbi 2 milion e 600 mijë denarë

Në periudhën nga 15 deri më 21 maj 2023 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer mbi 600 kontrolle. Gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi, për të cilat janë lëshuar mbi 110 urdhërpagesa kundërvajtëse në vlerë prej mbi 2.660.000 denarë, sipas Ligjit për tregti, Ligjit për disiplinë financiare, Ligjit për mbrojtje nga duhani, Ligjit për aktivitete hotelerike, Ligji për veprimtari turistike, Ligji për ndalimin dhe parandalimin e veprimtarisë së paregjistruar, Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve dhe Ligji për energjinë, transmeton Portalb.mk.

Krahas këtyre inspektimeve, Inspektorati Shtetëror i Tregut vepron edhe në vendimet e Qeverisë që i referohen ngrirjes së çmimeve, vendosjes së çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me pakicë, si dhe detyrimin e importuesve dhe tregtarëve për dorëzimin e mallrave sipas një mënyre të përcaktuar paraprakisht. Pas këtyre vendimeve, në periudhën e lartpërmendur janë kryer mbi 170 kontrolle, dhe janë lëshuar 53 urdhërpagesa kundërvajtëse në vlerë prej mbi 1.150.000 denarë.

Të gjitha subjektet ekonomike kanë mundësi të paguajnë urdhërpagesat e tyre të vonuara, ose të ushtrojnë të drejtën e tyre nëse kanë ankim në proces gjyqësor. Në seancat gjyqësore do të paraqiten inspektorët që kanë konstatuar shkelje te subjektet ekonomike, të cilët do të përfaqësojnë dhe mbrojnë ligjet sipas të cilave kanë konstatuar shkeljet.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut është ende në terren, duke vepruar në përputhje me kompetencat e tij, duke kryer mbikëqyrje dhe kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Ne si institucion veprojmë në përputhje me ligjet, ndërsa te ata operatorë ekonomikë, nëse konstatohet shkelje dhe mosbindje e ndonjë ligji për të cilin jemi përgjegjës si inspektorat tregu, sanksionohet pa selektim. Qëllimi nuk është vetëm ndëshkimi i autorëve të veprimtarisë tregtare, por në atë mënyrë realizimi i edukimit, përmes të cilit nuk do të gabojnë më”, thonë nga IShT.

Nga Inspektorati thonë se janë në dispozicion të qytetarëve në çdo kohë dhe nëse ata kanë ndonjë pyetje, mund të kontaktojnë. Ndërkohë, inkurajojnë qytetarët që nëse vërejnë ndonjë parregullsi apo dyshim për mashtrim dhe i përket atyre si konsumatorë, të paraqesin menjëherë në inspektorat. D

“Denoncimet mund të dorëzohen në mënyrë elektronike, në faqen tonë https://www.dpi.gov.mk/index.php/mk/odnosi-so-javnost/prijava-od-gragjani/view/form ose me telefon në 02/3162 341 “, thonë nga IShT.