RMV, është arrestuar një kontrabandues i emigrantëve

Nëpunës policorë të Vendkalimit kufitar Bogorodicë sonte në ora 19:30 në fshatin Davidovo ka privuar nga liria M.G. (21) nga Gjevgjelia i cili ka transportuar emigrantë nga Siria, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, banori i Gjevgjelisë me automjet “folksvagen tuareg” ka transportuar 13 emigrantë nga Siria, prej të cilëve dy kanë qenë minorentë.

Potencojnë se është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.