RMV, dje janë shuar 33 zjarre, gjashtë janë aktivë

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në hapësirë ​​të hapur kanë ndodhur gjithsej 40 zjarre, prej të cilave 6 janë aktive, 1 është nën kontroll dhe 33 janë shuar, transmeton Portalb.mk.

Zjarret janë aktive në territorin e Komunës së Prilepit në afërsi të fshatrave Peshtan, Kokre, Kalen, Dunjë, Bonçe, Krushevicë dhe Volkovë.

Zjarri po përhapet nga fshati Bonçe në fshatin Krushevicë, qafa e Slivës deri në fshatin Çumovë dhe Peshtan, ndërsa është prekur bimësia me kërcell të ulët, bari i thatë dhe pylli me pisha.

Zjarret janë aktive edhe në territorin e Komunës së Çashkës, Petrovecit, Shtipit, Çuçer-Sandevës dhe Dollnenit, ku digjen pyje me kërcell të ulët, të përzier, dëllinja dhe bar i thatë.

Një zjarr është nën kontroll në territorin e Komunës së Koçanit dhe ka kapluar deponinë e qytetit.

Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.