RMV, derivatet e naftës do të kenë çmim të ri në mesnatë

Nga mesnata do të rritet çmimi i benzinës dhe do të ulet çmimi i dizelit, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/litër dhe do të arrijë në 87,50 den/litër. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 denarë për litër dhe nga nesër do të shitet për 90,00 denarë/litër.

“Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E C) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) ulen për 1,50 den/litër dhe kështu çmimet e tyre me pakicë arrijnë në 76,00 den/litër”, thuhet në njoftim.