RMV, çmime të reja të derivateve të naftës pas mesnate

Çmimet me pakicë të benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të ulen me gjysmë denari nga mesnata, ndërsa Eurodizel (D-E V) do të ulet me një denar për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë më i lirë me 1.5 denarë për litër, njoftoi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 74.50 denarë, Eurosuper BS-98 do të shitet për 76.50, Eurodizel BS (D-E V) për 68.50, dhe Vaji eksra i lehtë 1 (EL-1) për 68.00 denarë për litër.

Mazuti M-1 NS do të jenë gjithashtu më lirë me 0.159 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 39.786 denarë.