RMV, 242 leje ndërtimi u dhanë në muajin qershor

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit qershor të vitit 2023 janë dhënë 242 leje ndërtimi, që është për 12.6 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5.106.868 mijë denarë, që është për 38.4 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 115 (47.5 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 66 (27.3 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 61 (25.2 %) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 242 objekte, te 117 (48.3 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 125 (51.7 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 530 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 44.252 metër katror.

Detaje  më të hollësishme gjenden KËTU.