Rikthehet UEFA Liga e Konferencës, Olympiakosi pret Fenerbahçen

Ndeshjet e para të UEFA Ligës së Konferencës do të zhvillohen sot, raporton Anadolu.

Në organizimin e tretë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, ndeshet e para çerekfinale do të luhen sot, kurse ndeshjet kthyese më 18 prill.

Përfaqësuesi i vetëm turk në këtë organizim, Fenerbahçe, do të jetë mysafir i klubit grek Olympiakos.

Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 2 dhe 9 maj. Finalja e sivjetme e Ligës së Konferencës do të luhet më 29 maj në stadiumin “Agia Sophia” në Athinë të Greqisë.

Programi i ndeshjeve të para çerekfinale ështe si në vijim:

  • 18:45 Olympiakos (Greqi) – Fenerbahçe (Türkiye)
  • 18:45 Viktoria Plzen (Çeki) – Fiorentina (Itali)
  • 21:00 Club Brugge (Belgjikë) – PAOK (Greqi)
  • 21:00 Aston Villa (Angli) – Lille (Francë)