Rexhepi tha se Komuna e Tetovës ndriçimin publik për 15 vjet ia dha një operatori privat, Kasami: Nga kjo kontratë kemi të hyra rreth 200 mijë euro
Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, tha se qeverisja aktuale në komunë që në nëntorë të vitit 2023 ka nënshkruar një kontratë 15 vjeçare me një opertor privat për ndriçimin publik që llapat ekzistuese të zëvendësohet me atë led dhe smart, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur. Rexhepi tha se me këtë kontratë, tha se garantohet monopol 15 vjeçar ndërsa ndriçimi publik është peng i operatorit privat, raporton TV21. Këtë kontratë, Rexhepi e quajti zhvatje klasike, mdërkohë që siguroi që me marrjen e detyrës kjo kontratë do të shfuqizohet menjëherë, transmeton Portalb.mk.
“Bëhet fjalë për kontratën 15 vjeçare me një operator privat për ndriçimin publik të Tetovës të nëshkruar më datë 17 nëntor të vitit 2023. Sipas kësaj kontrate, operatori duhej që brenda 7 muajve nga data e nënshkrimit të zëvendësonte 8720 llampa ekzistuese me llapa të reja smart dhe lend dhe ky afat është tejkaluar prej kohesh, por Tetova akoma nuk ka ndriçim publik të modernizuar dhe qytetarët paguajnë fatura më të shtrejta për ndriçimin publik. Nga 10 milionë denarë në muaj që mblidhen nga takstat e ndriçimit publik, 85% shkojnë në xhhepat e operatorit privat, nlersa vetëm 15 % mbeten për Komunën e Tetovës”, tha Rexhepi.
Në anën tjetër, kandidati aktual, njëheriet dhe kandidat i VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami tha se marrëveshja është e bazuar në ligj dhe përmes kësaj, komuna e Tetovës fiton rreth 200 mijë euro të hyra që siç tha, investohen në zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të ndriçimit publik
“Mirë që qenkam korrigjuar se dolëm që e kemi shitur, por ndriçimi publik nuk shitet por vazhdon menaxhimi me konsesion të partnerit privat, bazuar me një studim fizibiliteti, bazuar në rregullativën ligjore dhe bazar në interesin e qytetarëve. Ne kemi përmendur që në të kaluar deri sa ndriçimi publik menaxhohej nga komuna, çdo vit duhej të plotësoj pagesën e faturave të energjisë elektrike që harxhohej nga ndriçimi publik me diku 200 mijë euro në vit dhe sot përderisa ky menaxhohet nga privati, komuna ka të hyra diku rreth 200 mijë euro mjete të cilat shkojnë në zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik. Përderisa deri dje Tetova ishte në terr, sot nuk ka rrugë dhe rrugicë që Tetova nuk ka ndriçim publik. Çfarë do që të ketë, informatë se është bërë në kundërshtim me ligjin, e kanë mundësinë ta denoncojnë në organet e drejtësisë dhe do të marrin përgjigje”, tha Kasami.
Ndryshe, sot në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të këtij viti, rrethi i parë i të cilave do të mbahet më 19 tetor. Fushata do të zgjasë pandërprerë deri më 17 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë, i cili do të mbahet më 2 nëntor, do të vazhdojë deri më 31 tetor.