Revizioni në Maqedoninë e Veriut konstatoi se ilaçet e pranuara dhe shpenzuara nuk janë regjistruar në repartin e hematologjisë
Enti Shtetëror për Revizion gjatë hulumtimit të kryer për punën e Klinikën Universitare për Hematologji gjatë vitit 2023, ka konstatuar disa parregullsi, transmeton Portalb.mk.
“Ilaçet e pranuara dhe shpenzuara për sëmundje të rralla dhe ilaçet nga donacionet nuk janë regjistruar ne regjistrin e kontabilitetit”, raportoi Enti.
Revizioni ndër të tjera konstatoi edhe disa parregullsi, si moszbatimi i Ligjit për prokurime publike gjatë blerjeve të ndryshe, pagesa të kryera në mënyrë jokronologjike.
“Janë angazhuar motra medicinale, të punësuar në sportele dhe pastrues me kontrata në vepër, pa marrë pëlqim nga Ministria për Financa”, raportoi Revizioni.
Në lidhje me vërtetësinë e raporteve financiare për llogarinë vetanake (531) nuk ka pasur rezerva, ndërsa në lidhje me besueshmërinë dhe objektivitetin e pagesave ka pasur rezerva.