Rënie e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rënie e qarkullimit në industri, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, vërehet rënie prej 0.5%, derisa në periudhën janar – tetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar – tetor të vitit 2024 vërehet rritje prej 5.8%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Në muajin tetor ka pasur rënie për përqind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar. Në këtë periudhë më së shumti rënie ka pasur te prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë (12.3 %).