Rënie e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut, më i goditur sektori i duhanit

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 është regjistruar rënie e prodhimit industrial në krahasim me vitin paraprak, duke u regjistruar rënie për 3.6 përqind, transmeton Portalb.mk.

Rënie më e madhe është regjistruar te prodhimi i produkteve të duhanit (30.9 %) dhe prodhimi i lëkurës dhe produkteve të përafërta prej lëkure (29.1 %).

“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 10.0 %, në sektorin industria përpunuese shënon rënie nga 1.1 %, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 5.7 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.