Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit nëntor ka rritje të çmimeve në blegtori, ndërsa te prodhimet bimore kemi rënie, transmeton Portalb.mk.
“Në pjesën e autputit, në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, çmimet e prodhimit bimor kanë rënë për 6.0 % dhe çmimet e prodhimit blegtoral janë rritur për 3.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Te produktet bujqësore në pjesën e inputit kemi rritje për 1.7 përqind, ndërsa te pjesa e autoputit kemi ulje për 3.9 përqind.
“Në pjesën e inputeve, në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, ka rritje të çmimeve të inputit 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 1.3 %, dhe rritje të çmimeve të inputit 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) për 5.1%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Më së shumti ulje të çmimeve ka pasur te perimet (16.3 %), ndërsa rritje më e madhe te bimët industriale (12.9 %).