Re toksike mbi disa qytete, më të ndotura janë Strumica, Kumanova dhe Shkupi
Sipas të dhënave nga faqja “Air Care”, disa qytete në Maqedoninë e Veriut sot janë jashtëzakonisht të ndotura. Në krye është Strumica, ku në zonat më të ndotura indeksi arrin 399, transmeton Portalb.mk.
Për vendin e dytë këtë mëngjes është “garë e ngushtë” mes Kumanovës, me indeks ndotjeje 255 dhe Shkupit me indeks 247.
Pas tyre vijnë Kavadari dhe Krusheva, ku indeksi i ndotjes është 164 dhe 176.
Shkupi këtë mëngjes renditet i katërti ndër qytetet më të ndotura në Evropë me mbi 300,000 banorë, menjëherë pas Beogradit dhe Krajovës.
Qyteti më i ndotur në Evropë sot është përsëri Sarajeva.