Qytetarët në Shkup do të mund të shfrytëzojnë 500 trotinete elektrik

Qyteti i Shkupit ka filluar projektin që mundëson qytetarët të shfrytëzojnë trotinetet elektrik nëpër Shkup, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Sot filloi realizimi i projektit nga Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” -Shkup për dhënien me qira të 500 trotineteve elektrik, të stacionuara në 19 baza nëpër qytet”, sqarojnë nga kjo Ndërmarrje.

Kjo ndërmarrje sqaroi që ky është një projekt në shërbim të përmirësimit të cilësisë së ajrit nëpër qytetin e Shkupit, duke i nxitur qytetarët të shfrytëzojnë transportin alternativ dhe të braktisin veturat për transport.

“Trotinetet elektrik kanë pajisje GPS, ndërsa me qëllim rritjen e sigurisë së shfrytëzuesve, shpejtësia e tyre maksimale në mënyrë sistematike mund të kufizohet deri 24 kilometra në orë”, sqarojnë nga Ndërmarrja.