Qytetarët e RMV-së përmes mesazhit do të njoftohen kur do të fillojë afati për “ndalimin e drejtimit të veturës”
Policia e Maqedonisë së Veriut përmes mesazheve do të njoftohet se kur do të fillojë afati për ndalimin e drejtimit të mjetit motorik. Këto ndryshime janë përfshirë në ndryshimet ligjore në pjesën e procedurës administrative, transmeton Portalb.mk.
“Sipas dispozitave të reja ligjore, ekzekutimi i ndalimit nuk kryhet më duke e shkruar atë fizikisht në patentën e shoferit. Më këtë hiqet nevoja që qytetarët të paguajnë në mënyrë plotësuese për lëshimin e patentës së re të shoferit me ndalimin e shkruar, me afatin e njëjtë të vlefshmërisë”, raportoi Policia.
Këto ndryshime kanë të bëjnë me në lidhje me sanksionin “ndalimi i drejtimit të mjetit motorik”, i përcaktuar me aktgjykimin e formës së prerë. Ndryshimet përfshijnë dy porosi SMS ose postë elektronike e-mail.
“Qytetarët do ta pranojnë porosinë e parë afërsisht shtatë ditë pas plotësimit të deklaratës me të dhënat e kontaktit. Kjo porosi përmban informacione për llojin dhe kohëzgjatjen e ndalimit të shqiptuar”, njoftoi Policia, duke theksuar se afati i dënimit fillon prej momentit të pranimit të mesazhit të dytë, që është tetë ditë pas mesazhit të parë.
Sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ ka hyrë në fuqi që nga data 1 shkurt, në fazën e parë realizohet në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Korridoret 8 dhe 10. Kamerat e sistemit kapin automatikisht shkeljet në trafik dhe menjëherë lëshohen gjobat.
Të gjitha detajet për atë se si funksionin ky sistem mund t’i gjeni në storjen në vijim: